Site icon Telegrafi

Navas i kënaqur me lojën e Realit

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, thotë se skuadra e tij do të përmirësohet akoma deri sa të gjejë formën më të mirë.

“Los Blancos” ka siguruar çerekfinalen në Ligën e Kampionëve, por janë 12 pikë prapa Barcelonës në La Ligë.

“Nuk po luajmë aq mirë sa mundemi dhe ka gjithmonë hapësirë për përmirësim. Bashkëlojtarët e mi po luajnë mirë dhe po japim maksimumin, por mund të bëjmë edhe më shumë”, ka thënë Navas, raporton “FootballEspana”, transmeton koha.net.

Real Madridi të dielën luan si mysafir i skuadrës modeste spanjolle Las Palmas.

Exit mobile version