Site icon Telegrafi

Navas heziton të largohet nga Real Madrid

Keylor Navas ngurron të largohet gjatë verës nga Real Madridi.

“Radio Cope” raporton se synimi i portierit është të mbetet edhe në sezonin e ardhshëm duke e zëvendësuar belgun, Thibaut Coutriosin.

Veteranit i janë shtuar mundësitë për të qenë titulluar te madrilenët pas rikthimi të trajnerit, Zinedine Zidane.

Theksojmë se me 32-vjeçarin në portë, strategu francez fitoi tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Navas u bashkua me Real Madridin në vitin 2014 për 10 milionë euro. Kostarikasi është portieri i parë i huaj, i cili me Los Blancos arriti 100 ndeshje në ligën më elitare evropiane për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version