Portieri i Real Madridit, Keylor Navas pas fitores kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve dhe titullit të 11-të për ekipin e tij në këtë garë ka thënë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.
Reali mposhti pas ekzekutimit të penalltive Atleticon, për ta fituar titullin e 11-të në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
“Është një ëndërr që e kam pasur që kur isha fëmijë dhe sot mund të them se është realitet. Është një ëndërr e realizuar, ky ka qenë një sezon i vështirë, por falënderoj zotin që ka qenë i mirë me mua”.
“Isha i relaksuar në ekzekutimin e penalltive, e dija se në një moment ata do të dështonin dhe ne do të shënonim”, është shprehur Navas për uefa.com.