Jesus Navas i është ofruar një kontratë e re nga Manchester City edhe për një sezon.
Navas ishte bashkuar nga Sevilla me klubin e Cityt në vitin 2013.
Trajneri Pep Guardiola është i kënaqur me aftësitë e lojtari dhe e do në skuadër edhe në sezonin 2017-18.
“Më ka impresionuar me performacnën e tij si mbrojtësi i djathtë”
“Ai është futbollist ë mund të luajë para dhe pas dhe nuk është vetëm një lojtar i shpejtë”, kishte thënë muajin e shkuar trajneri Guardiola .
Oferta e re për Navasin është lajm i keq për Pablo Zabaletan dhe Bacary Sagnan, që pritet të largohen në fund të sezonit. /Telegrafi/