Telegrafi

Navas afër transferimit në Lazio

Mesfushori spanjoll, Jesus Navas ditë më parë u largua edhe zyrtarisht nga Manchester City.

Navas përfundoi kontratën me ish-kampionët e Anglisë dhe nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e saj.

Kësisoj pas katër viteve të kaluara në ‘Etihad Stadium’, anësori spanjoll është i gatshëm për një aventurë të re.

E ardhmja e mesfushorit këmbëshpejtë pritet të jetë në Serie A, më saktësisht në kryeqytetin italian.

Është Lazio skuadra që ka avancuar në bisedimet për transferimin e lojtarit në ‘Olimpico’.

Mediat italiane kanë shkruar se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka biseduar me agjentin e lojtarit.

Lazio i ka ofruar kontratë dy vjeçare Navasit dhe ky transferim mund të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/