Politikani i burgosur i opozitës rus, Alexei Navalny tha sot se priste të dënohej me rreth 18 vjet të tjera burg.
“Do të jetë një dënim i gjatë”, pohoi 47-vjeçari përmes rrjeteve sociale në prag të një çështjeje penale që mbështetësit opozitarit rus thonë se është i sajuar.
“Ajo që quhet “staliniste”. Ai gjithashtu bëri thirrje për rezistencë kundër “të poshtërve dhe hajdutëve”.
1/21 The sentence will be read in twenty-four hours and I want to say several words before it's read. I just want to put several figures in a context.
— Alexey Navalny (@navalny) August 3, 2023
Navalny, i cili është kritiku më i ashpër vendas i Presidentit Putin, tashmë është duke vuajtur dënime prej 11 vjet e gjysmë për mashtrim dhe akuza të tjera që thotë se janë false.
Lëvizja politike që drejton gjithashtu është shpallur jashtë ligjore dhe “ekstremiste”, raporton skynews.
Prokurorët kërkuan 20 vjet shtesë në bazë të akuzave të reja. Navalny tha se ashpërsia e dënimit kishte për qëllim të frikësonte rusët. /Telegrafi/
2/21 It's going to be a huge term. This is what's called a "Stalinist" term. They asked for 20 years so they will give 18 or something around it. It doesn't really matter, because the terrorism case is on the way. I could get another 10 years there.
— Alexey Navalny (@navalny) August 3, 2023