Alexei Navalny është ankuar se i është përkeqësuar gjendje shëndetësore.
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është diagnostikuar me temperaturë 38.1 gradë Celsius dhe “koll të rëndë”.
Ai pohon se “do të vazhdojë grevën e urisë”, të cilën e ka nisur ditë më parë, transmeton Telegrafi.
Përmes llogarisë personale në Instagram, opozitari rus thotë se tre nga të burgosurit tjerë janë dërguar në spital për shkak të tuberkulozit.
Politikani opozitar, i cili është burgosur në një kamp rreth 100 kilometra në lindje të Moskës, ka raportuar për dhimbje të mëdha në shpinë dhe paralizë të njërës këmbë, tash e një kohë.
Ndrysh, në muajin shkurt të këtij viti, ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim pasi u akuzua për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, teksa ka qenë duke u shëruar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Novichok. /Telegrafi/