Telegrafi

Navalny për herë të fundit u pa i gjallë gjatë ditës së djeshme – shfaqen pamjet ku shihet duke buzëqeshur dhe u tallur me gjyqtarët

Alexei Navalny u shfaq me humor të mirë gjatë një seance gjyqësore ditën e djeshme.

Opozitari rus bëri një paraqitje televizive nga Kharpi në një gjykatë në Kovrov.

Lexo po ashtu Vdiq në burg, por kush ishte opozitari rus Alexei Navalny

Kritiku i presidentit rus. Vladimir Putin u shfaq mjaft optimist në seancën gjyqësore.

Ai në video shihet duke qeshur dhe po bënte shaka me zyrtarët e drejtësisë.

Ndryshe, shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Vladimit Putinit, Alexei Navalny ka vdekur në një burg të sigurisë së lartë.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë korrektuese nr 3, i dënuari A. A. Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, ku ka humbur vetëdijen”, thuhet në një deklaratë.

“Menjëherë kanë arritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Janë kryer të gjitha masat e nevojshme reanimuese, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive. Mjekët e Urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në përfundim.

Lexo po ashtu BE-ja, NATO dhe Britania thonë se Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navalnyt

Kujtojmë se politikani 47-vjeçar, ish-avokat që hyri në politikë më shumë se një dekadë më parë duke kritikuar udhëheqjen e presidentit rus dhe korrupsionin e përhapur, ndodhej në burg rreth 60 kilometra në veri të Rrethit Arktik.

Navalny, i cili ishte dënuar me burg deri në moshën 74-vjeçare, kishte paralajmëruar se Rusia e Putinit drejtohet nga “hajdutë dhe kriminelë” dhe se një ditë do të ketë ndryshime sizmike dhe rebelim.

Navalny mobilizoi protesta të mëdha antiqeveritare përpara se të burgosej në vitin 2021, pasi i mbijetoi një atentati me helmim. /Telegrafi/