Telegrafi

Navalny për Putinin: Një “mbret lakuriq” që po u privon rusëve të ardhmen

Alexei Navalny është paraqitur në gjykatë nga burgu, me kokë të qethur dhe akuzoi Vladimir Putinin për përpjekjen për të qeverisur Rusinë “përgjithmonë” dhe duke u kujdesur vetëm për “kapjen e shtetit”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është paraqitja e parë publike e politikanit të opozitës që nga fillimi i një mandati 2.5 vjet burg, që shihet si ndëshkim për kritikën e tij të ashpër ndaj Kremlinit.

Navalny foli përmes videolinkut, pas një greve të fundit 24-ditore urie për trajtimin e tij.

Presidenti Putin ishte një “mbret lakuriq”, tha ai, i cili po “plaçkiste njerëzit” dhe po u privonte rusëve një të ardhme.

Kështu sipas tij, rusët po “shndërroheshin në skllevër”.

Navalny tha se pesha e tij në burg kishte rënë në 72 kilogramë, e njëjtë me atë që peshonte në shkollë.

Ndryshe, Navalny hyri në një grevë urie për 24 ditë për shkak të refuzimit të pretenduar të autoriteteve për ta lënë atë të takohej me mjekët personal pasi ai u ankua për dhimbje të forta shpine, për të cilat ekipi tha se mund të ishte një simptomë e sulmit të agjentit nervor kundër tij.

Ai më 24 prill njoftoi se do të rifillonte të hante, pasi ishte ekzaminuar nga mjekët dhe kishte humbur ndjeshmërinë në këmbët dhe duart e tij. /Telegrafi/