Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny pretendon se zyrtarët në koloninë penale të Arktikut, ku ai po vuan një dënim 19-vjeçar, e kanë izoluar atë në një “qeli të vogël ndëshkimi”.
Ai tha se e vendosën atje për një shkelje të vogël, raporton skynews.
Zyrtarët e burgut e akuzuan atë se kishte refuzuar “të prezantohej në përputhje me protokollin” dhe e urdhëruan të vuante shtatë ditë në një qeli dënimi.
“Mendimi se Putini do të kënaqet duke më futur në një kazermë në veriun e largët dhe do të ndalojë së torturuari në burgun e dënimit ishte jo vetëm frikacak, por edhe naiv”, tha ai.
Navalny ka qenë pas hekurave që nga janari i vitit 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin.
Më pas ai u burgos me akuza për ekstremizëm, të cilin ai dhe aleatët e tij e mohojnë me forcë. /Telegrafi/