Opozitari rus Alexei Navalny vlerësoi sot se paraqitja para gjykatës përfaqëson një përpjekje për të “frikësuar miliona” rusë.
Ai përsëri akuzoi presidentin, Vladimir Putin për urdhërimin e helmimit të tij, raporton reuters.
“Gjëja më e rëndësishme në këtë gjyq është të frikësosh një numër të madh njerëzish. Le ta mbyllim një për të frikësuar miliona”, tha Navalny.
Politikani 44-vjeçar u paraqit para gjykatës sot për shkelje të një dënimi me kusht kur u transferua urgjentisht në Gjermani për trajtim këtë verë dhe po përballet me një dënim prej dy vjet e gjysmë burg.
Ai u arrestua më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej për pesë muaj shkaku i një helmimi nga një agjent nervor.
Ndryshe, mijëra protestues janë arrestuar gjatë dy fundjavave të fundit duke kërkuar lirimin e tij, Navalny shprehu shpresën se gjithnjë e më shumë njerëz do të kuptojnë se “burgosja e miliona ose qindra mijëra njerëzve është e pamundur”. /Telegrafi/