Kur lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u kthye në Rusi në vitin 2021, kishte shumë që kishin frikë se ai do të përballej me një fund të parakohshëm. Kjo u bë realitet të premten me vdekjen e tij në një qeli brutale të Rrethit Arktik, ku ishte burgosur për disa dënime.
Ai ishte opozitari kryesor dhe kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan cnn.
Si avokat, politikan dhe aktivist kundër korrupsionit për vite me radhë kishte orkestruar protesta masive në rrugë ndërsa partinë “Rusia e Bashkuar” të Putinit e ka cilësuar gjithmonë si “partia e hajdutëve dhe kriminelëve”.
Pavarësisht se ishte në burg, ai kritikoi presidentin për pushtimin rus të Ukrainës dhe përkrahu demonstratat kundër luftës, transmeton Telegrafi.
Kremlini ka thënë se po heton vdekjen e kritikut, rrethanat e së cilës nuk ishin menjëherë të qarta.
Ajo që dihet është se Navalny i është bashkuar listës në dukje gjithnjë në rritje të rusëve të profilit të lartë që kanë vdekur në rrethana misterioze.
Nga përplasjet e aeroplanëve, rrëzimet aksidentale nga dritaret tek varjet, helmimet dhe problemet shëndetësore, fatet e disa prej atyre që guxuan të sfidojnë Kremlinin janë të panumërta.
Yevgeny Prigozhin – rrëzimi i aeroplanit, viti 2023
Boris Nemtsov – vritet në vitin 2015
Boris Berezovsky – gjendet i vdekur në banjo në vitin 2013
Alexander Perepilichnyy – vdes papritmas në vitin 2012
Sergei Magnitsky – vdes në rerthana të dyshimta në vitin 2008
Alexander Litvinenko – vdes pas helimimit në vitin 2006
Anna Politkovskaya – vritet në burg në vitin 2014