Administrata e burgut ku po mbahet Alexei Navalny po kërcënon ta ushqejë atë me forcë, ndërsa kritiku i Kremlinit ka hyrë në grevë urie, ku ka humbur 15 kilogramë.
Navalny peshon 77 kilogramë, që është tetë kilogramë më pak se pesha në fillim të grevës së urisë dhe 15 kilogramë më pak se pesha në kohën e arritjes në burg.
“Duke parë seriozitetin e grevës së urisë, administrata po kërcënon ta ushqej me forcë çdo ditë. Në të njëjtën kohë, Alexei është transferuar nga departamenti mjekësor”, shkruan në llogarinë e tij të Twitterit.
Aleatët e opozitarit rus pretendojnë se administrata e burgut nuk po e lejojnë mjekun ndërkombëtar ta kontrollojë politikanin.
Amnesty International pretendoi javën e kaluar se Navalny, i cili u helmua nga një agjent nervor fillestar vitin e kaluar, tani vuan nga mungesa e gjumit dhe se nuk ka asnjë mjek në burg që mund t’i besojë. /Telegrafi/
Видя серьезность голодовки, администрация ежедневно угрожает начать принудительное кормление. При этом Алексея перевели обратно из медчасти в отряд. Врача к нему так и не пускают.
— Alexey Navalny (@navalny) April 12, 2021
Текущее о голодовке Навального: его вес 77 кг (-8 кг с начала голодовки, -15 кг с момента приезда в колонию), давление 94/76, средний пульс 106.
— Alexey Navalny (@navalny) April 12, 2021