Telegrafi

Navalny dërgohet në spitalin e burgut

Menaxhmenti i burgut ku Alexei Navalny po vuan një dënim me burg prej dy vjet e gjysmë njoftoi se kanë vendosur ta transferojnë në spitalin e burgut.

Shërbimi i burgut deklaroi se shëndeti i politikanit ishte “i kënaqshëm” dhe se kontrollohej çdo ditë nga mjekët.

Dy ditë më parë, mjeku Jaroslav Ashikmin, i cili po kuron Navalnyn, tha se gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit po përkeqësohej papritmas dhe se jetën e kishte në rrezik, raporton bbc.

Ai shtoi se sipas rezultateve, opozitari ka një nivel të ngritur të kaliumit, i cili mund të çojë në një sulm në zemër dhe një nivel të ngritur të kreatininës, që tregon dëmtimin e veshkave.

Наш пациент может умереть в любой момент. Калий 7,1 ммоль/л (это очень много), рост креатинина более чем на 50 %,…

Posted by Yaroslav Ashikhmin on Saturday, April 17, 2021

“Pacienti ynë mund të vdesë në çdo moment,” shkroi ai në Facebook.

FSIN njoftoi se Navalny do të transferohej në një spital për të burgosurit e vendosur në një burg tjetër në rajonin Vladimir (në verilindje të Moskës).

Navalny, 44 vjeç, hyri në një grevë urie më shumë se tre javë më parë për të protestuar se autoritetet e burgut nuk e lejuan atë të ekzaminohej nga një mjek privat, për shkak të dhimbjes së shpinës dhe humbjes së ndjeshmërisë në këmbët e tij. /Telegrafi/