Telegrafi

Naumov: Në vend të 12.1 milionë euro, në ankand ka borxh 18 milionë euro tjera

Zv.ministri i financave, Kire Naumov, sot përmes një komunikate theksoi se edhe pse janë shlyer 12.1 milionë euro, qytetarët janë futur në borxh me 18 milionë euro tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Borxhi publik, për shkak të kësaj tempo ka kaluar edhe 50% kritike të kufirit që Fondi Monetar Ndërkombëtar, paraljmëron të mos kalohet”, theksoi Naumov.

Sipas Naumovit, edhe pse ministri i financave deklaroi se pas çdo borxhi do të bëjë publike gjendjen e depozitës shtetërore, deri tani ai nuk e ka bërë./Telegrafi/