Telegrafi

Naumov: Kompanitë nuk duhet të përballen me presione politike gjatë zgjedhjeve

Problemet me të cilat përballen kompanitë që janë të lidhura me kompetencat e Drejtorisë për të ardhura publike dhe Drejtorisë së doganave ishin tema të bisedimeve në takimin e sotëm ndërmjet zëvendësministrit plotësues të Financave, Kire Naumov dhe drejtoreshës ekzekutive të Odës ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, informojnë nga Kabineti i Naumovit, u theksua domosdoshmëria për pagesë me kohë të obligimeve nga ana e shtetit ndaj sektorit privat në bazë të punëve dhe shërbimeve të kryera, si dhe kthim të mjeteve në bazë të tatimeve, si parakusht për sigurimin e likuiditetit të nevojshëm në ekonomi.

Bashkarisht u konstatua se kompanitë nuk duhet të pësojnë pasoja negative nga destabiliteti politik i vendit, ndërsa Naumov vendosi veten në dispozicion të plotë të kompanive të Maqedonisë në rast të përballjes me presionet politike gjatë periudhës parazgjedhore. /Telegrafi/