Zv.ministri plotësues i financave në Maqedoni, Kire Naumov, përmes një komunikate në lidhje me ankandin e letrave me vlerë të mbajtur sot, ka thënë se në periudhën parazgjedhore qytetarët po zhyten në borxh tri herë më shumë nga shuma e borxhit të deri tanishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Naumov vlerëson se me ankandin e sotëm të letrave me vlerë, qytetarët janë në borxh tanimë edhe me 9,2 milionë euro tjera./Telegrafi/