Telegrafi

Naumov: Ende nuk ka sqarim për çfarë qëllimesh shfrytëzohen huatë e reja

Zëvendësministri i Financave Kire Naumov sot kumtoi se në aksionin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë në vend të pesë milionë eurove të kërkuara, Ministria e Financave ka regjistruar dhjetë milionë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ende nuk ka sqarim për cilin qëllim shfrytëzohen mjetet nga huat e reja’, thuhet në kumtesën nga Kabineti i zëvendësministrit Naumov.

Prej atje vlerësojnë se pas vendimit të Gjykatës së Lartë Administrative me të cilët në vendosjen e sërishme është kthyer procedura rreth huamarrjeve të tregut vendor, Gjykata administrative ende nuk ka sjellë aktgjykim të ri.

‘Me mosvendosjen nga ana e gjykatës vetëm lihet hapësirë për hua të reja’, theksohet në kumtesë. /Telegrafi/