Telegrafi

Naumov: Borxh të ri neto prej 14,1 milionë eurove

Zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov në reagimin e ankandit të sotëm të letrave shtetërore me vlerë se Ministria e Financave, në vend të 9,43 milionëve euro të kërkuara, ka shkruar 14,1 milionë euro në letra shtetërore me vlerë me normë më të lartë interesi dhe se të gjithë 14,1 milionë eurot janë borxh i ri neto.

Sipas Naumov, rritja e normës së interesit të bonove të arkës ka pasë për qëllim të jetë alibi për rritjen e normave të interesit të letrave shtetërore me vlerë. “Bëhet e qartë se përse edhe BPRM e ngriti normën referente të intersit. Në kushte kur ka ulje minimale të rezervave devizore dhe pothuajse tërësishjt qetësim të lëvizjeve spekuluese në tregun këmbimor, ngrotja e normës së interesit të bonove të arkës ka pasur për qëllim të jetë vetëm alibi për rritjen e normave të intersit të letrave shtetërore me vlerë”, thekson Naumov në reagim.

Klauzola devizore tek bonot tremujore, shton Naumov, ka pasur për qëllim vetëm prolongimin e jostabilitetit të tregut devizor./Telegrafi/