Telegrafi

Naumov: Banka Botërore e konfirmoi atë çka më herët ne e kemi paralajmëruar

Ka ardhur edhe reagimi i ministrit shtesë të financave në Maqedoni, Kire Naumov, pas raportit ekonomik të Bankës Botërore për Evropën Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shqetësimin që ka shprehur Banka Botërore për ritmin e huamarrjes në Maqedoni dhe shuma e borxhit publik është një konfirmim i paralajmërimeve tona. Mënyra sesi qeveris qeveria aktuale përmes borxhit, negativisht ka ndikuar në ekonomi.

PRaporti i Bankës Botërore konfirmon të dhënat që u është thënë qytetarëve se shuma e borxhit publik deri në vitin 2016 do të arrij 50 përqind. Banka tha se pret që borxhi publik i Maqedonisë të arrij 52.2% në 2017.

Gjithashtu Banka Botërore paralajmëroi për një deficit prej 3.4% vitin e ardhshëm, i cili konfirmon se qeveria aktuale sjell buxhete jo të dobishme për ekonominë. Të dhënat në Bankën Botërore janë shqetësuese, nëse merret parasysh paralajmërimi nga FMN-ja se Maqedonia nuk duhet të rrisë borxhin publik mbi 50% nga BPB pasi do të ketë probleme me shërbimin e borxhit”. /Telegrafi/