Site icon Telegrafi

Naumov akuzon Gruevskin dhe Stavrevskin për politika të gabuara ekonomike

Zv. ministri shtesë i financave, Kire Naumov, ka akuzuar Nikolla Gruevskin dhe Zoran Stavreskin për politika të gabuara ekonomike përmes rritejs indirekte të taksave për të rritur të ardhurat në buxhet, transmeton Telegrafi.

Naumov thotë se është rritur pragu i regjistrimit të obliguesve tatimor për TVSH-në nga 1300000 denarë në 2000000 denarë, kurse në vitin 2015, të ardhurat në bazë të TVSH-së janë më të ulëta për 6.3%, që nënkupton se të hyrat në përgjithsi të TVSH-së për vitin 2015 janë më të ulëta se ato të vitit 2014.

Më tej, Naumov deklaron se vetëm në dy muaj, Stavreski, përmes ankandeve të brendshme të letrave me vlerë shtetërore e ka rritur borxhin neto për 60 milionë euro të reja dhe se kjo tregon se sa është alaramante gjendja, sa që është përcaktuar edhe një ankand i ri për të martën e ardhëshme edhe pse nuk ka borxhe për të kthyer./Telegrafi/

Exit mobile version