Telegrafi

NATO do të dërgojë më shumë trupa në Evropën Lindore

Vendet anëtare të NATO-s do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore, thanë liderët botërorë, ndërsa akuzuan Rusinë se gënjen për qëllimet e saj, raporton Reuters.

Në një deklaratë të përbashkët pas një samiti virtual të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, 30 udhëheqësit e NATO-s thanë:

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse. Tani po bëjmë dislokime shtesë të rëndësishme mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë luftën “e pakuptimtë”. /Telegrafi/