NATO nuk sheh ndonjë arsye për zhvillimin e mosbesimit në lidhje me mandatin ose ekzekutimin e detyrave të KFOR-it, dhe nëse shfaqen disa apele, ato janë më të lidhura me agjendën politike sesa realitetin e situatës në terren.
Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe Rusinë Robert Pszczel.
“Sa i përket njerëzve që vijnë në kontakt me KFOR-in dhe këto janë të gjitha grupet që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që bashkëpunojnë me të, duke përfshirë kontakt të mirë profesional mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe, ne nuk kemi marrë ndonjë ankesë të veçantë”, tha ai për EWB.
“Me fjalë të tjera, kur dëgjojmë dikë që ankohet, kemi arsye për të besuar se nuk ka shumë të bëjë me vetë KFOR-in, por shumë më tepër me një agjendë politike që nuk ka të bëjë fare me realitetin në terren”, shtoi zyrtari i NATO-s.
Pszczel tha se në NATO dëgjojnë kritika se KFOR-i nuk po përmbush detyrat e veta, se ka kaos atje, por thekson se kjo nuk paraqet gjendjen reale në terren.
“Për momentin kur kemi shpresa të mëdha për suksesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës që udhëheq BE, mendoj se ka edhe një nivel më të lartë përgjegjësie kur bëhet fjalë për këtë retorikë, mënyrën se si flisni për gjendjen e sigurisë në Kosovë”, tha ai.
Kush do të përfitojë nga një lloj zhvillimi negativ, disa tensione të reja, pyeti ai. /kp/