Ka nisur stërvitja ushtarake e kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende, kryesisht anëtare të NATO-së.
Ushtria amerikane në Evropë njoftoi se stërvitja “Saber Strike 18” do të vazhdojë në rajon deri më 15 qershor. Stërvitja ka për qëllim të demonstrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-së në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e aleancës në këtë rajon.
NATO ka vendosur rreth 6 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni, përcjell Telegrafi.
Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9 mijë ushtarë.
Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO-së, për herë të parë merr pjesë në kë stërvitje. /Telegrafi/