Telegrafi

NATO miraton sistemimin e batalioneve në Poloni dhe Baltik

Kanadaja do të komandojë me batalionin e NATO-s në Letoni, Gjermani, Lituani, Britani të Madhe, Estoni dhe SHBA-ja në Poloni.

Këtë e publikoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp, pas sesionit të parë të Këshillit Veriatlantik në kuadër të Samitit të Aleancës në Varshavë.

Lajme të ngjashme Stoltenberg e publikoi vendimin për zgjerimin e pranisë ushtarake në pjesën lindore të NATOs me katër batalionë në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani mbi parimin e rotacionit.

“Këto batalione do të jenë multinacionale”, sqaroi Stoltenberg.

Ai shtoi se NATO ka sjellë vendim që ta ndërmarrë prej SHBA-së komandën mbi mburojën evropiane antiraketore.

“Sot vendosëm që sistemin balistik mbrojtës ta kyçim në kapacitetet operative të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.