NATO-ja filloi sot në Norvegji manovrat më të mëdha ushtarake që prej fundit të Luftës së Ftohtë, prova e një “bashkimi të fuqishëm si shkëmbi” të SHBA-së për mbrojtjen e përbashkët përballë Rusisë që Moska i cilësoi si manovra “antiruse”.
Rreth 50 000 ushtarë, 10 000 automjete, 65 anije dhe 250 mjete ajrore nga 31 vende janë angazhuar në manovrat “Trident Juncture 18”, që synojnë të përgatisin Aleancën për t’i dhënë ndihmë një prej anëtarëve të saj në rast agresioni.
Kjo rritje e forcës vjen në një çast që presidenti amerikan Donald Trump kritikoi NATO-n kryesisht në lidhje me nenin 5 të traktatit themeltar që përcakton se nëse ndodh një sulm kundër një vendi anëtar atëherë do të ketë një përgjigje të përbashkët. /BW/