Telegrafi

NATO: KFOR-i mbetet në Kosovë

“Përparimi konkret në dialog dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit japin bazën për optimizëm”, ka deklaruar gjenerali Knud Bartels, shef i Komitetit ushtarak të NATO-s, në konferencën me gazetarë pas takimit dyditor të Këshillit Ministror.

Siç njofton “Epoka e Re”, ai ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë që ta kryejë misionin e vet në Kosovë, “si deri më tani”, dhe me këtë ka sqaruar spekulimet për tërheqjen e një pjese të kontingjentit. /Telegrafi/