Telegrafi

NATO ka potencial të papërdorur në luftën kundër terrorizmit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka theksuar se në takim me kreun e Pentagonit, James Mathis, janë pajtuar se ekziston një potencial i papërdorur i NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Ai në deklaratën e tij, iu referua trajnimit të forcave ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve të tyre, ndërsa pohoi se Aleanca ka punuar për vite në Afganistan dhe në Ballkan, transmeton KosovaPress.