Aeroplanët ushtarakë të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), të cilat janë të vendosura në bazën ajrore Zokniai të Lituanisë, gjatë muajit qershor për 15 herë kanë gjurmuar dhe përgjuar aeroplanët ushtarakë rusë që fluturonin mbi Detin Baltik.
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë, NATO dhe vendet partnere po luftojnë rritjen e aktivitetit ajror rusë përtej Baltikut.
Aeroplanët e forcave spanjolle “Eurofighter Typhoon” kanë hasur aeroplanët rusë në hapësirën e Detit Baltik. Po ashtu, partnerët nga Suedia dhe Finlanda iu bashkuan këtij aksioni.
Tajfunet spanjollë kryen 8 nga 15 fluturime, nga data 14 dhe 20 qershor.
.@EjercitoAire's Eurofighters deployed to Šiauliai, Lithuania made an Alpha Scramble over the weekend to intercept a Russian A-50 Mainstay#60YearsAirPolicing pic.twitter.com/CvqAY9SYzM
— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) June 14, 2021
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dy aeroplanë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Lituanisë mbi Detin Baltik. Aeroplanët dyshohet se qëndruan në hapësirën ajrore për rreth një minutë.
Meqenëse shtetet baltike nuk posedojnë forca ajrore, hapësira e tyre kontrollohet nga aleatët e NATO-s.
Që nga viti 2004, aeroplanët e vendeve anëtare të NATO-s po janë duke u vendosur në Zokniai. Aktualisht, në këtë bazë janë forcat spanjolle dhe ato italiane.
Kurse nga viti 2014, një pjesë tjetër e misionit të NATO-s është vendosur në bazën ajrore Amari në Estoni. /Telegrafi/