Telegrafi

NATO-ja e vendosur t’i përgjigjet dhunës

"Ne e përshëndesim përcaktimin e fuqishëm të Prishtinës dhe Beogradit për të siguruar paqen dhe të përmbahen nga dhuna", ka thënë Nuland.

Ajo ka përkujtuar se në Kosovë ka më shumë se 16 mijë ushtarë, të cilët me autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare punojnë për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve atje, përfshirë edhe të serbëve.

Ndërkaq stabiliteti i Kosovës do të jetë në krye të agjendës në takimin formal të ministrave të Jashtëm të NATO-s, që të premten do të mbahet në Bruksel.

"Ne presim që çështja A, B dhe C të jenë: Kosova, Kosova dhe Kosova", e transnmeton agjencia DPA një diplomat të lartë amerikan.

Pritet që në takim, NATO të riafirmojë përkushtimin ndaj KFOR-it në nivelin aktual të trupave. /REL/