Telegrafi

NATO-ja e gatshme t’i kundërpërgjigjemi dhunës eventuale

"NATO-ja do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çfarëdo përpjekjeje për rrezikimin e sigurisë të secilit popull në Kosovë", thuhet në kumtesën nga ky takim.

Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, siç bën të ditur Evropa e Lirë, ndër të tjera është shprehur: “Lidhur me Kosovën, kemi afirmuar unitetin tonë në lidhje me vazhdimësinë e Rezolutës 1244, për qëllimet tona, për ta mbajtur KFOR-in në terren, pa reduktimin e nivelit të trupave, që të lejojmë komandantët tanë ushtarakë që të bëjnë planifikimet e domosdoshme për situata të paparashikueshme".

Para fillimit të takimit, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike, Jaap De Hoop Scheffer tha se, "NATO-ja e vazhdon përkushtimin e saj se siguria dhe stabiliteti i rajonit mbetet çështje kryesore dhe se do të veprojmë vendosmërisht kundër secilit që synon të përdorë dhunë".

Ai më tutje u shpreh se "pavarësisht nga përfundimi i procesit për status, Kosova do të mbetet vend ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës dhe të tjerët do të mund të jetojnë të lirë, së bashku, në paqe, pa frikë dhe pa kërcënime".

Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, tha para takimit se beson se, "mund të arrijmë një shkallë të lartë të unitetit lidhur me çështjen e Kosovës".

Ndërkaq, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, pas takimit me kolegët e vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel, tërhoqi vërejtjen se çfarëdo zgjidhje për statusin e Kosovës, që nuk është brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara do ta çojë Evropën në "në një tatëpjetë të rrëshqitshme kah jostabiliteti”.