Forcat e armatosura dhe vëzhguesit nga tetë vende arabe po grumbullohen në Egjipt për ushtrimet e përbashkëta që pritet të fillojnë të shtunën, tha ushtria egjiptiane të mërkurën, në një lëvizje që mund të evoluonte në një pakt rajonal për të luftuar ndikimin e Iranit.
Administrata e presidentit Donald Trump ka nxitur në heshtje vendet e Gjirit të Arabisë, së bashku me Egjiptin dhe Jordaninë, që të fillojnë të bashkojnë atë që disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e kanë quajtur “NATO arabe” të aleatëve myslimanë sunitë, për të kundërshtuar pushtetin shiit të Iranit.
Një koalicion i shteteve arabe të udhëhequra nga Arabia Saudite tashmë po ndërhyn në luftën e Jemenit, duke organizuar sulme ajrore kundër forcave të Houthit, të lidhura me Iranin, të cilat kontrollojnë pjesën më të madhe të veriut të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.
Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, përcjell tch, zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane tha se forcat ajrore, tokësore, detare dhe speciale nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini dhe Jordania kanë filluar të vijnë në Egjipt për ushtrimet e quajtur “Mburoja e Arabëve 1”, që do të mbahen nga 3-16 nëntori.
Përveç ushtrive të këtyre 6 vendeve, stërvitja e përbashkët do të ndiqet hap pas hapi edhe prej vëzhguesve nga shtetet si Libani dhe Maroku, të cilët plotësojnë 8-shen e shteteve të së ashtuquajturës “NATO Arabe”.