Site icon Telegrafi

NATO hedh poshtë pretendimet e Lukashenkos

Pretendimet e presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko se ‘fuqitë e huaja’ po përpiqen të organizojnë sulme nga jashtë kufirit të Bjellorusisë u hodhën poshtë nga NATO.

Në bazë të këtyre pretendimeve, presidenti Lukashenko ka vendosur forcat e armatosura në gatishmëri të lartë.

Protestat e nisura para dy javëve, pas zgjedhjeve të diskutueshme, vazhduan edhe të shtunën në rrugët e Minsk-ut. Protestuesit kërkojnë largimin e Lukashenkos.

Udhëheqësi, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, pretendoi se NATO-ja po përpiqej të ndajë Bjellorusinë dhe të vendosë një president të ri në Minsk.

Ai tha se ka vendosur në gatishmëri të forcat e armatosura të Bjellorusisë pasi trupat e NATOS po lëviznin dhe organizoheshin në Poloni dhe Lituani. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version