Site icon Telegrafi

NATO është duke u përgatitur për luftë bërthamore

Sipas ekspertëve ushtarak në Rusi, NATO po përgatitet për luftë bërthamore

Kryetari i Qendrës ruse për analiza gjeopolitike, gjenerali Leonid Ivashov, insistoi se NATO është duke u përgatitur për luftë me Rusinë dhe atë për një luftë bërthamore.

Sipas tij, për këtë flet analiza e të dhënave për raportin e forcave mes Rusisë dhe NATO-s në frontin perëndimor, shpejtësia e forcimit të aktiviteteve ushtarake në kufijtë e Rusisë dhe dimensioni i plotësimit të teknikës luftarake.

Ivashov tha se për SHBA-të është me rëndësi strategjike që të ndalë ringjalljen e Rusisë, por shtoi se Rusia tashmë është një aktor i rëndësishëm gjeopolitik dhe se po shndërrohet në një prej qendrave gjeopolitike në botë.

Ivashov shkoi edhe më larg, duke theksuar se NATO nuk po përgatitet për një konflikt të thjeshtë, por për një konflikt bërthamor dhe se fjalën kryesore e kanë amerikanët, të cilët po përgatisin inskenimin e një incidenti, për të nisur konfliktin.

Ndërkohë, Islanda dhe SHBA-të nënshkruan se deklaratën, me të cilën parashihet kthimi i forcave amerikane në ishull, pas tërheqjes së tyre në vitin 2006, transmeton syri.

Sipas medieve, ky vendim ndërlidhet me shtimin e tendosjeve mes Rusisë dhe NATO-s dhe rritjes së interesimit të fuqive të mëdha për Arktikun. Islanda është anëtare e NATO-s, por nuk ka ushtri të vetën. Që nga viti 2008, hapësira ajrore e këtij ishulli mbikëqyret nga NATO.

Exit mobile version