Site icon Telegrafi

NATO e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Ministrat e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare të NATO-s do të takohen të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

Dita e dytë pritet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë po ashtu temë e diskutimeve.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të hënën se aleanca e mbështet plotësisht dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të përmbahen nga veprimet dhe retorika provokuese dhe të bëjnë përpjekje që t’i zvogëlojnë tensionet dhe të shënojnë përparim”, tha Stoltenberg.

“Sa i përket ndryshimit të mundshëm të kufijve, mund të them se ne e mbështesim dialogun dhe shpresoj se (palët) do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të pranueshme si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të sigurisë.

Ideja për ndryshim kufijsh është shpalosur nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve. /rel/

Exit mobile version