Telegrafi

NATO dhe Rusia, takim më 20 prill në Bruksel

Të dërguarit e NATO-s do të mbajnë takimin e tyre të parë zyrtar me Rusinë më 20 prill, për të diskutuar për krizën në Ukrainë, rreziqet ushtarake dhe Afganistanin, njoftoi aleanca perëndimore të martën.

Forumi i cili bashkonte Rusinë dhe ish-kundërshtarin e saj të Luftës së Ftohtë, NATO-n, nuk ishte pezulluar zyrtarisht, por u mbajt për herë të fundit në qershor të vitit 2014, pasi aneksimi i Krimesë nga Rusia tensionoi marrëdhëniet e saj me Ukrainën.

Të dyja palët tashmë kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedimet e ambasadorëve të “Këshillit NATO-Rusi” në Bruksel , raporton Reuters.