Telegrafi

NATO dhe Rusia nuk arrijnë të kapërcejnë mosmarrëveshjet pasi bisedimet përfundojnë pa rezultat

Bisedimet e sigurisë NATO-Rusi përfunduan siç pritej pa hapa specifikë përpara të mërkurën, por me të dyja palët të gatshme të vazhdojnë të bisedojnë përmes tensioneve që vijnë pas një grumbullimi të trupave ruse në kufirin ukrainas.

“Dallimet tona nuk do të jenë të lehta për t’u kapërcyer, por është një shenjë pozitive që të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusia u ulën rreth të njëjtës tryezë dhe u angazhuan”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas gati katër orësh bisedimesh në selinë e aleancës në Bruksel, përcjell Telegrafi.

Moska nuk është e gatshme të angazhohet menjëherë për takime të reja me aleancën ushtarake perëndimore, por të paktën është e hapur për dialog, tha Stoltenberg.

E zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandar Grushko tha se NATO nuk ishte e gatshme të bënte lëshime apo të merrte parasysh interesat e sigurisë të shteteve të tjera.

Ndryshe, Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë janë gjithnjë e më të shqetësuar se Rusia mund të përgatitet të nisë një inkursion të ri në territorin ukrainas, i ngjashëm me aneksimin e Gadishullit të Krimesë në vitin 2014. /Telegrafi/