Site icon Telegrafi

NATO demanton informacionet për modernizimin e Krivollakut

“Informacionet që u paraqitën në disa media se NATO përgatit modernizim të bazës në Krivollak janë të rreme” komentojnë nga shërbimi për marrëdhënie me jashtë të NATO-së për AIM.

Media ruse gjatë ditë së sotme publikuan informacione se NATO do të marrë bazë ushtarake në Krivollak me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. U spekulua se edhe një bazë do të mund të hapej në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është e pavërtetë. Maqedonia e Veriut ende nuk është anëtare e NATO-s. Krivollaku është dhe do të mbesë bazë shtetërore”, thonë nga NATO për AIM.

Ato sqarojnë se NATO ka Program për investime sigurie që i mbulon të gjitha projektet kryesore për ndërtim në vendet aleate dhe se ato projekte shqyrtohen vetëm te vendet anëtare dhe se deri tani nuk ka asnjë plan për financimin në modernizimin e bazës në Krivollak./Telegrafi/

Exit mobile version