Anijet britanike, holandeze dhe daneze kanë dëbuar tri anije ushtarake kineze, të cilat ishin dërguar në Detin Baltik për të zhvilluar stërvitje ushtarake me forcat ruse.
Zyrtari i ushtrisë daneze, Klaus Ting Rasmussen, tha se nga ujërat territoriale të Danimarkës janë dëbuar një fregatë, një anije për mbështetje dhe një shkatërrues kinez.
“Ne i kemi përcjell në kuadër të mënyrës normale të mbikëqyrjes së ujërave tona territoriale”, tha Rasmussen.
Ai ka refuzuar të zbulojë lokacionin e saktë në të cilën ishin vërejtur anijet kineze, transmeton KosovaPress.
Anijet kineze ishin dërguar në ushtrimet ushtarake, të cilat i kanë organizuar kolegët e tyre rusë. Këto stërvitje pritet të mbahen të premten.