Site icon Telegrafi

National Geographic përfshinë Malin Sharr në destinacionin e vitit 2017

Revista prestigjoze ndërkombëtare ”National Geographic” (NG) e ka publikuar listën e vendeve që duhet vizituar në vitin 2017, ku janë përfshirë edhe vargmalet Dinarike të Ballkanit perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas NG-së, malet Dinarike me një gjatësi prej 1900 kilometrave, do të hartëzohen krejtësisht me informacione për korsi të ndryshme për alpinistët. Korsia e planifikuar përfshinë Slloveninë, Koracinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Në këtë listë përfshihet Parku kombëtar i Thethit, ndërkaq nuk mungon as Mali Sharr që prek trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni. Sipas NG-së, ky territor mund të përdoret për alpinizëm, kalërim, çiklizëm malor.

Për NG-në ”Via Dinarika e ka zëvendësuar politikën me natyrën”./Telegrafi/

Exit mobile version