Site icon Telegrafi

Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014” (Foto)

Natën e mbrëmshme në Shkup është hequr përmendorja e Andon Janev – Qose, njëra nga shumë të tilla në kryeqytet, të vendosura me projektin “Shkupi 2014”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç janë vendosur natën, ashtu edhe filloi heqja, pra natën. Urdhërin për heqjen e përmendores e ka dhënë Inspektoriati i Bashkisë së Shkupit.

Kjo përmendore u vendos si donacion i Shoqatës për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, për Bashkinë e Shkupit. Edhe tre përmendore tjera janë dhuratë e kësaj shoqate./Telegrafi/

Exit mobile version