Telegrafi

Natën e Vitit të Ri u vra 22-vjeçari shqiptar në Angli

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën natën e ndërrimit të viteve në Angli. BBC raporton se Fatjon Oruçi u gjet i vdekur pas trazirave të dhunshme në një rrugë në South Yorkshire, në qyetezën e Rotherham.

Oruçi, i cili jetonte në Londër, u gjet i plagosur rreth orës 01:20 të shtunën. Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se ai humbi jetën nga plagët si pasojë e rrahjes, ndërsa ishte goditur gjithashtu me thikë, tha policia e South Yorkshire.

Policia ka arrestuar për këtë ngjarje një dy të rinj, një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare, të dy nga Londra, me dyshimin për vrasje dhe ishin liruar nën hetim, shtoi policia.

Një 23-vjeçar nga Rotherham u arrestua të martën i dyshuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e të riut. Megjithatë, edhe ky i fundit është liryar për shkak të mungesës së provave.

Policia e South Yorkshire tha se familja e Fatjonit është informuar dhe aktualisht po merr mbështetje. Hetimi i policisë është në vazhdim dhe oficerët janë ende duke inkurajuar këdo që mendon se mund të ndihmojë me hetimin të dalë përpara. /abcnews.al/