Site icon Telegrafi

Natën e martesës e kalojnë në burg

Marissa Ann Putignano-Keene nga Massachusetts është akuzuar për sulm në të cilin për fat askush nuk mbeti i lënduar.

Sipas mediave britanike një grua anonime më herët ka qenë në lidhje intime me dhëndrin. Atë ditë ajo rastësisht po shëtiste afër vendit ku po organizohej dasma.

Sipas raportit të policisë, Putignano-Keene sapo e pa ish dashnoren e burrit hapi dritaren e automobilit dhe filloi të bërtasë, të shajë, ndërsa më pas iu qep pas me automobil.

Dhëndëri, 37 vjeçari Timothy Keene i cili në momentin e sulmit gjendej në ulësen e përparme po ashtu është akuzuar sepse nuk ka ndërmarrë asgjë për ta parandaluar incidentin, kështu që së bashku me nusen e kaluan natën në burg – por ndaras. /Telegrafi/
 

Exit mobile version