Telegrafi

Natën Bechtel & Enkas, ia vjedhin naftën

Sërish kompania është shndërruar pre e grabitësve të natës që po i vjedhin naftën nëpër makinat e punës.

Policia në Prizren ka njoftuar se gjatë natës janë identifikuar rreth 12 persona të dyshuar nga sigurimi i kompanisë, njëri nga ta i armatosur, rreth orës 03:30 minuta, që kanë grabitur rreth 500 litra naftë nga kamionët e kompanisë, raporton Express.

Policia njofton se të dyshuarit kanë ikur me dy automjete në drejtim të panjohur. /Telegrafi/