Telegrafi

Natë tmerri për Aubameyang, hajdutët e plaçkitin në shtëpi dhe i mbajnë armën në kokë

Pierre Emerick Aubameyang ka pasur një natë tmerri në Barcelonë.

Sulmuesi nga Gaboni nuk ka luajtur fare në sfidën ndaj Real Valladolid (4-0), por me tu rikthyer në shtëpi ka pasur një natë të tmerrshme.

Sipas raportimeve nga gazeta prestigjioze franceze ‘El Pais’, katër persona të maskuar me kapuça kanë hyrë në shtëpinë e Aubameyang në Castelldefels.

Lojtari i Barçës është dhunuar dhe së bashku me gruan e tij janë kërcënuar me armë nga hajdutët në shtëpinë e tij.

Gjithnjë sipas mediumit francez Auba ka qëndruar për një orë i shtrirë në tokë së bashku me gruan e tij dhe kanë pasur armën mbi kokë.

Këta të fundit kishin hyrë në shtëpinë e 33-vjeçarit nga kopshti, ndërsa hapën kasafortën nga e cila morën disa bizhuteri.

Në fund, hajnat kanë ikur nga shtëpia e sulmuesit të Barcelonës me një Audi A3 të bardhë, e cila ende nuk është identifikuar nga autoritetet në pronësi të kujt është.

Policia në Spanjë janë vënë në kërkim të hajdutëve pasi Aubameyang menjëherë e ka lajmëruar rastin. /Telegrafi/