Telegrafi

Natë fantastike në UFC 279, Diaz e mposht Fergusonin, derisa Chimaev tregohet i pamëshirshëm për Holland

Nate Diaz ka vazhduar me fitore, teksa në natën e UFC 279 ka mposhtur Tony Ferguson.

Ka qenë një natë e gjatë dhe fantastike me shumë duele interesante që kanë qenë në program për t’u zhvilluar dhe sportistët kanë dhuruar shfaqje fantastike për publikun e pranishëm.

Diaz fitoi në peshat e lehta, nënjëndeshje që besohet ku besohet se është e fundit në karrierën e tij në UFC.

Përkundër përleshjes së madhe, dy sportistët në fund u përqafuan duke treguar respekt për njëri tjetrin.

Për amerikanin ishte fitorja e 22 derisa ka edhe 13 disfata, derisa për Ferguson humbja nga Diaz ishte e teta në UFC.

Natën e mbrëmshme është zhvilluar edhe dueli tjetër tejet interesant mes Khamzat Chimaev dhe Kevin Holland.

Sportisti me pasaportë suedeze ka arritur shpejt ta nokautoj Hollandin duke marrë një fitore spektakolare. /Telegrafi/