Telegrafi

Natë epike për 13-vjetorin e Next Level

Ka përfunduar me shumë suksese 13-vjetori i Next Level, të premten që lamë pas, 11 tetor, te Teatri Oda.

Mbrëmjen e filloi Filip Xavi me një nxehje melodike, ndërsa pas tij vazhdoi DJ i natës, Stanislav Tolkachev, i cili e elektrizoi publikun me ‘live & dj set’ nga 02:00 deri 04:30.

Pas tij vazhdoi T Kode me ‘techno’ përmbyllëse dhe melodike deri ne 07:00 të mëngjesit.

Një numër i madh i adhuruesve të këtij stili ishin të pranishëm nga Kosova dhe rajoni.

Next Level shënon suksesin tjetër në edicionin e 13 vjetorit të tij.

Eventi u përkrah nga Win Music Freedom Kosova, duke vazhduar me Spar Kosova, Birra Peja, Uji Akull, Selmans network, Konuts, Gekos, Radio Dukagjini, Telegrafi dhe Insajderi.