Mbrëmë janë zhvilluar nëntë takime në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Për një ndër basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave në NBA ishte natë e veçantë.
Bëhet fjalë për Kobe Bryant, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit si mysafir pasi në fund të sezonit do të pensionohet prej lojtari aktiv.
Los Angeles Lakers i Bryant ka pësuar humbje të thellë prej 112:79 kundër Oklahoma City Thunder, raporton Telegrafi.
Kobe u duk mjaft i rrezikshëm në çerekun e parë duke shënuar 13 pikë, por nuk arriti të shënojë asnjë në vazhdim të takimit, ku Lakers regjistroi humbjen e 65-të sezonale në NBA.
Kevin Durant shënoi 34 pikë, ndërsa Russell Westbrook arriti një tjetër ‘trible-double’ dhe atë qysh në pjesën e parë. Ai përfundoi takimin me 13 pikë, 14 asistime dhe 10 kërcime.
Pas këtij triumfi, Oklahoma ka bilanc prej 55 fitoreve dhe 26 humbjeve, ndërsa Lakers ka shënuar vetëm 16 fitore kundrejt 65 humbjeve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Cleveland – Atlanta 109:94
Orlando – Milwaukee 107:98
Boston – Charlotte Bobcats 100:114
Brooklyn – Washington 111:120
Minnesota – Houston 105:129
New Orleans – Chicago 116:121
Oklahoma – LA Lakers 112:79
utah – Dallas 92:101
Phoenix – Sacramento Kings 101:105