Amir Rrahmani dhe Eros Grezda kanë shënuar fitoren e radhës me Lokomotivën e Zagrebit.
Ata mposhtën 4-0 Cibalian, në ndeshjen e vlefshme për elitën e futbollit kroat.
Derisa mbrojtësi i Kosovës, Rrahmani luajti tërë ndeshjen, duke qenë njëri prej më të dalluarve, Grezda u inkuadrua në pjesën e dytë.
Ai menjëherë pasi u inkuadrua la shenjë në ndeshje. Lojtari nga Gjakova shënoi në minutën 73 për 4-0.
Grezda vitin e shkuar ishte ndër më të dalluarit te Lokomotiva duke shënuar nëntë gola dhe duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. /Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=YjOmnEzyth0