Nata e ndërrimit të viteve në qytetin e Mitrovicës edhe pse është shoqëruar me ndezjen e shumë fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, nuk ka shënuar ndonjë incident apo lëndim tek qytetarët.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani.
Sipas tij, përveç rasteve të rëndomta që ndodhin zakonisht edhe ditëve tjera, ku qytetarët kërkojnë trajtim, nuk është shënuar ndonjë rast me lëndime gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Ka qenë natë e qetë dhe pa ndonjë incident apo të lënduar sa i përket festimeve me mjete piroteknike. Asnjë rast nuk është lajmëruar gjatë natës së mbrëmshme te ne në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Sylejmani në telefon, duke shtuar se ka pasur disa raste tjera, siç ndodhë zakonisht, por që nuk ndërlidhen me festën./kp/